Fushë Kosovë: 4 shtetas turq kapen me drogë e para

Fushë Kosovë: 4 shtetas turq kapen me drogë e para

Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar pasditen e djeshme në Fushë Kosovë pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre është gjetur drogë.

Policia bën të ditur se nga ata është sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590 euro, 8 telefona mobil, një fugon,  një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Related Articles