Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin e raportuar më 7 tetor të këtij viti, rreth orës 22:00, në fshatin Bresalcë të Gjilanit, policia ka arrestuar një të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, pas intervistimit, prokurori i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Megjithatë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, i dyshuari është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
Sa i përket rastit, i dyshuari i arrestuar bashkë me dy persona të tjerë kishin marrë viktimën dhe e kishin dërguar në një vilë, prej ku viktima kishte arritur të largohej.
