Rama: Pres votë edhe prej Hajrullah Çekut, sepse edhe ai e di se nuk kanë vizion e as mision

Rama: Pres votë edhe prej Hajrullah Çekut, sepse edhe ai e di se nuk kanë vizion e as mision

Përparim Rama, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, ka theksuar se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike dhe qytetarët, përfshirë Hajrullah Çekun si dhe Uran Ismailin.

Ai theksoi se vizioni dhe programi i tij për qytetin janë më përpara dhe më të plotë se propozimet e tjera, duke i bërë ofertat e tij më gjithëpërfshirëse dhe konkrete.

“Ne jemi në takime dhe diskutime. Llogaris votën e secilit qytetar të kryeqytetit, edhe të Uran Ismajlit. Pres votë edhe prej Hajrulla Cekut, sepse edhe ai e di se nuk kanë vizion e as mision. Propozimet e tyre janë propozime që ne i kemi përfunduar tashmë. Momentin kur lexon programin tonë, e sheh se propozimet që ata i prezantojnë janë vetëm kopje e asaj që ne kemi përfunduar.”, tha Rama në rtv21.

Related Articles