Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në mëngjesin e së martës ka bërë të ditur se deri më tani 26 nga të lënduarit në aksidentin tragjik në Kroaci janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka thënë se të liruarëve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.
Mehaj premtoi se shteti i Kosovës do të jetë pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe tanë si dhe pranë të lënduarve.
Postimi i plotë: