Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili gjatë hapjes së fushatës kërcënoi me buxhetin e shtetit.
“Pse mos të vijnë edhe në komuna tjera investime dhjetëra milionëshe? Mendoni mirë qytetarë, zgjidhni kryetarin e duhur dhe që ju duhet. Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jam buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk kainvestime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës, tha Kurti.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka cilësuar deklaratën e Kurtit si “skandaloze dhe kërcënim të hapur ndaj qytetarëve të Kosovës”.
“Çfarë deklarate skandaloze nga Kryetari i VV sonte.Ai kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës, duke u thënë se nëse nuk votojnë për vasalët e tij në komuna, ai si Kryeministër nuk do t’i mbështesë.
Në fakt, kjo nuk më befasoi. Ashtu ka qeverisur prej ditës së parë: me ndëshkim politik ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga partia e tij. Ka komuna të qeverisura nga PDK që kanë përfituar 0 euro nga buxheti i Kosovës”, ka shkruar aj
