Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Policia ka bërë të ditur se incidentet kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Obiliq, Rahovec dhe Gjakovë.
Nga këto raste ka pasur edhe të arrestuar.
Lipjan/Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë /Është raportuar se ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Obiliq/Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec /Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec dhe pastaj e njëjta me vullnetin e saj ka shkuar tek familja e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë/Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit ka shkuar në shtëpinë e familjes së saj dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
