Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm për të caktuar një mandatar të ri për formimin e Qeverisë.
Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV, Arbërie Nagavci deklaroi se do të bëjnë të pamundurën për të mirën e institucioneve të Kosovës.
“LVV do të bëjë gjithçka që është në mandatin e saj për të mirën e institucioneve. Shumë shpejt do të shihni dhe mandatarin e qeverisë”, tha Nagavci për mediat.
Ende nuk bëhet e ditur se kush do të jetë i propozuari i ri meqë kryeministri më detyrë Albin Kurti nuk ka të drejtë të mandatohet pasi dështoi të votohet më 26 tetor.
