Familja e Hashim Thaçit rreshtohet në mbështetje të Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës

Familja e Hashim Thaçit rreshtohet në mbështetje të Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës

Familja e Hashim Thaçit është rreshtuar në mbështetje të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Këtë e ka bërë të ditur nipi i Hashim Thaçit, Albini, i cili në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për Kuvend Komunal.

“Nga sot, unë dhe familja ime e mbështesim Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit. Ky vendim është marrë për shkak të respektit që ai ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë. Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë. Faleminderit të gjithë votuesve që më kanë mbështetur në garën time të parë për Asamble, ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues për besimin që ma keni dhënë. Por le të bashkohemi të gjithë për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen!”, ka shkruar ai.

Related Articles