Deputetja Blerta Deliu Kodra nga radhët e PDK-së, ka reaguar pas propoizimit të Glauk Konjufcës si mandatari i ri nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deliu në Facebook ka shkruar se një mandatari pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë, dhe se 9 muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Ajo ka theksuar se zgjedhjet janë zgjidhja.
“Mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. 9 muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja”, shkroi Deliu
