Vdekja e policit në aksident, babë e bir dënohen me mbi 6 vjet burgim

Vdekja e policit në aksident, babë e bir dënohen me mbi 6 vjet burgim

Me 5 vjet e gjashtë muaj burgim është dënuar Arton Duraku, kurse babai i tij me 10 muaj për rastin e vdekjes së policit, Flordian Shabaj në një aksident trafiku në Jashanicë të Klinës.

Ai humbi jetën në aksidentin e ndodhur më 21 nëntor të vitit 2022.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës kishte aktakuzë kundër dy personave, babë e bir, Arton e Nezir Duraku.

Sipas prokurorisë, në ditën kritike 21 vjeçari po drejtonte kamionin pa patentë shofer, në kamion në cilësinë e pasagjerit ishte edhe babai i tij, i cili sipas prokurorisë pas aksidentit kishte dalë nga kamioni së bashku me të birin duke iu afruar viktimës por “nuk i ofrojnë ndihmë dhe largohen nga vendi i ngjarjes”.

Related Articles