Sot Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së e ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë për formimin e qeverisë.
Emri i tij pritet të dërgohet më pas te presidentja.
Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se sipas Kushtetutës dhe aktgjykimit të vitit 2014 VV duhet ta bindë presidenten Osmani se i kanë 61 vota për të votuar qeverinë me mandatarin e ri,.
“Mënyrat më të mira për të bindur presidenten se i kanë 61 vota është përmes mbledhjes së nënshkrimeve të deputetëve që votojnë pro, ose në rast të arritjes së një koalicioni mandatari të shkojë te Presidentja bashkë me liderin e asaj partie që së bashku me LVV I kanë 61 vota për votimin e qeverise”, tha Miftaraj.
Sipas tij, nëse nuk i vërtetohet kjo gjë, Osmani s’ka pse të thërrasë seancë të re por duhet menjëherë t’i shpallë zgjedhjet.
