Konjufca: Do kërkoj bashkëpunim nga opozita, por jo koalicion

Konjufca: Do kërkoj bashkëpunim nga opozita, por jo koalicion

I propozuari nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konufca, ka folur pas përfundimit të Këshillit të Përgjithshëm nga kjo parti.

Në një prononcim për media, Konjufca tha se shpreson se nga opozita se do ketë bashkëpunim.

“Ideja ka qenë e thjeshtë që të bëhet një qeveri e re për të shmangur zgjedhjet dhe e dyta që të provojmë të bashkëpunojmë për të pasur Kosova buxhetin e saj. Nëse këto dyja nuk bëhen nuk është për të mirë e Kosovës për këtë arsye VV-ja më propozoi për kryeministër unë e pranova, e shohim veprimin e presidentes, nuk e di teknikisht por kjo pritet të ndodhë. Nëse kjo nuk shmanget atëherë Kosova do të ketë pesë parë zgjedhje brenda vitit, e mos ta përmendim koston që është rreth 40 milionë euro që prej gjepave të juaj do të paguani. Ta keni parasysh që kur të arrijmë te momenti i presidentit nuk është e sigurt që një parlament i ardhshëm mundet me zgjidh çështjen e presidentit, për të shmangur dy parë zgjedhje të kemi qeveri së paku deri atëherë”, tha Konjufca.

Related Articles