Sipas raportit të Policisë vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 68 aksidente trafiku, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë njoftuar se 27 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 41 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 173 gjoba trafiku. Në 24 orëshin e fundit gjithashtu janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.

