Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu ka komentuar letrën e kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ku ka kërkuar lirimin e krerëve të UÇK’së.
Kryeziu në emisionin Frontal në T7 tha se Kurti ka punuar në heshtje dhe ka kërkuar lirimin e tyre.
“Ka punuar në heshtje, ka kërkuar lirimin e tyre për shkak se janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe kanë përfunduar të gjithë procedurat, mendojmë që padrejtësisht po mbahen aty. Ata mund të lirohen deri në një moment kur të kemi një verdikt të gjykatës me rastin e përfaqësuesve të UÇK”.
Tutje, ajo tha se këtë letër Kurti e ka dërguar para 3 vitesh dhe ka punuar në vazhdimësi për këtë çështje, ndonëse ka vendosur që mos ta bëjë publike deri më sot.
“Kurti e ka bërë këtë para 3 vitesh, e ka bërë publike sot, që do të thotë që në vazhdimësi është marrë me këtë çështje. Ka punuar në heshtje, pavarësisht ka pasur shumë kritikë në skenën tonë debative që kryeministri Kurti nuk po e bën një gjë të tillë”, përfundoi Kryeziu.
