Dyshohet se e plagosën dhe e rrëmbyen, familja e serbit bën kallëzim penal ndaj Radoiçiqit dhe ushtrisë serbe

Dyshohet se e plagosën dhe e rrëmbyen, familja e serbit bën kallëzim penal ndaj Radoiçiqit dhe ushtrisë serbe

Avokati Ivan Niniq, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të ushtrisë serbe dhe grupit të kryeterorristit Millan Radoiçiq, për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të Millan Vukashinoviqit që dyshohet se u bë nga xhandarmëria serbe në territorin e Republikës së Kosovës, në afërsi të Leposaviqit.

Niniq ka njoftuar se padia është bërë në emrin e nënës së Vukashinoviqit, pasi që për të nuk dihet asgjë që nga 1 nëntori.

Kallëzimi penal është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.

“Meqenëse askush nuk ka njoftuar zyrtarisht asgjë në lidhje me të shtënat e Milan Vukašinoviqit për pesë ditë, unë kam ngritur një kallëzim penal në emër të nënës së tij te Prokurori i Lartë Publik në Prokuple, sipas Kodit Penal për Vrasje të Rëndë në Tentativë, kundër personave të paidentifikuar, anëtarëve të Ushtrisë Serbe, policisë ose grupit të Milan R”, ka shkruar avokati në “X”.

Related Articles