Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen e dy vëllerzëve në fshatin Gollubovc të Malishevës.
Siç bën të ditur Policia, rreth orës 11:30, dy persona të moshës madhore dy vëllezër janë dërguar në QMF-në e Kijevës s si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.
Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave,
“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
