Gjini i AAK-së: Gjithçka sot është në dorën e votuesve

Gjini i AAK-së: Gjithçka sot është në dorën e votuesve

Kandidati nga AAK-ja për kryetar të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka hedhur votën e tij në shkollën “Fehmi Agani” të qytetit.

Ai pas votimit tha se sa më shumë qytetarë që shprehin vullnetin për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, aq më e fortë është demokracia,

“Ajo çka na mbetet me bë është me votu dhe me i ftu qytetarët e komunës së Gjakovës për me votu, nuk ka shi është ditë e mirë. Sa më shumë qytetarë që dalin dhe shprehin vullnetin e vet demokracia jonë është më e fortë. Gjithçka sot është në dorën e votuesve, po duket mirë”, tha Gjini.

Related Articles