Drejtoresha ekzekutive e organizatës “Down Sindrome Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri, reagoi se personave me aftësi të kufizuara nuk po u lejohet të votojnë sot në zgjedhjet për balotazh.
Ajo përmendi rastin e Gencit, i cili është me sindromën Down, ku sipas saj iu mohua e drejta e votimit.
“Sot, Genci ju mohua e drejta e votimit, megjithëse Genci ka votuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2024 dhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi, Genci ka të drejtën dhe mundësinë për të votuar, sepse ai ka zotësi veprimi”, shkroi ajo.
Ajo shtoi se në qendrën e votimit në Ulpianë, në shkollën “Hasan Prishtina,” udhëzuesi zyrtar për votuesit me asistencë ia ndaloi këtë të drejtë. Hajdini-Beqiri kritikoi mënyrën se si dokumentet mund të cenojnë të drejtat kushtetuese.
“Profesionist’ të KQZ-së, a jeni të vetëdijshëm që asnjë dokument zyrtar nuk mund të hartohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi… Genci, më fal që u zhgënjeve sot. Kjo është Kosova jonë, ku dikush mund të bëjë një dokument dhe, brenda një dite, të mohojë një të drejtë të tillë”, shkroi ajo.
KQZ’ja në koferencën pak më parë njoftoi për kategorinë e personave që nuk dinë shkrim-lexim, se nuk iu lejohet votimi me asistencë
