Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, ku ka kërkuar të ruhen votat, shkruan Gazeta Enigma.
“Të dashur komisionerë, Ju mbani tani në duar të ardhmen e qytetit tuaj. Të nderuar komisionerë e vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbrojeni fitoren e qytetarëve!”, theksohet në postim.
Nga LVV-ja, theksojnë se “E vërteta qëndron te numërimi deri në votën e fundit, andaj ju bëjmë thirrje për vigjilencë”.
“Suksese deri në fitore. Jemi me sytë nga ju!”
