Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet herë pas herë të ketë reshje shiu, kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes.
Sipas Meteo Kosova reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 13-31 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.
