Ferit Idrizi i Partisë Demokratike të Kosovës ka siguruar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Vushtrrisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se këtë fitore ai tha se ia dedikon çlirimtarëve që siç u shpreh, padrejtësisht po mbahen në Hagë.
“Këtë fitore ia dedikoj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Këtë fitore do t’ua kthej me respekt dhe shërbim rinisë së Vushtrrisë, avancimit të gruas, të gjithë qytetarëve, studentëve, sportistëve, artistëve. Momente nga festa e fjalimi i mbrëmshëm pas fitores”, ka shkruar Idrizi.
