Trump kërcënon BBC-në me padi 1 miliard dollarësh

Trump kërcënon BBC-në me padi 1 miliard dollarësh

Donald Trump ka kërcënuar BBC-në me një padi prej një miliard dollarësh, duke i dhënë afat transmetuesit britanik deri të premten për të përmbushur kërkesat e tij. Padia bazohet në akuzat për montim të keq i fjalimit të ish-presidentit në një dokumentar të BBC-së, siç raportojnë avokatët e Trump në një letër të siguruar nga NBC News.

Në letrën drejtuar BBC-së, avokatët kërkojnë që të korrigjohet materiali i kontestuar dhe i japin transmetuesit britanik afat deri më 14 nëntor, në orën 17:00 EST, për të përmbushur kërkesat. Në të kundërt, BBC do të përballet me një betejë ligjore, sipas Sky News.

“Presidenti Trump nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ushtrojë të drejtat e tij ligjore, duke përfshirë ngritjen e një kërkese për dëmshpërblim prej të paktën 1 miliard dollarësh. BBC është njoftuar”, thuhet në dokumentin e ekipit ligjor të Trump.

Nga ana tjetër, BBC reagoi shkurt: “Ne do ta shqyrtojmë letrën dhe do t’i përgjigjemi në kohën e duhur,” tha një zëdhënës për NBC News.

Shtëpia e Bardhë i ka referuar kërkesat për koment ekipit ligjor të Trump.

Related Articles