Gashi: Zgjedhjet e përgjithshme, zgjidhja e vetme

Gashi: Zgjedhjet e përgjithshme, zgjidhja e vetme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Kosova ka ngecur sa i përket nivelit nacional, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai ka theksuar se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të përgjithshme.

Tutje ai ka deklaruar se Kosova nuk mund të ecë më me improvizime e pa drejtim, por, Gashit thotë se shteti ka nevojë për drejtim që duhet të fillojë tani.

“Zgjedhjet lokale përfunduan. Rezultatin e morëm, qytetarët folën. Tani është koha t’i kthehemi nivelit nacional – sepse vendi ka ngecur. Kosova nuk mund të ecë më me improvizime e pa drejtim”, ka shkruar ai.

“Zgjedhjet e përgjithshme janë zgjidhja e vetme reale për ta rikthyer besimin dhe funksionalitetin institucional. Le t’i mbajmë sa më shpejt, që Kosova të ketë qeveri që udhëheq, institucione që punojnë dhe politika që zhvillojnë. Kosova ka nevojë për drejtim. Dhe ky drejtim duhet të fillojë tani”, ka shkruar Gashi.

Related Articles