Ish-deputeti Fisnik Ismaili, në një deklaratë për media ka folur për garën e zhvilluar në kryeqytet, mes VV-së dhe LDK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Ismaili u shpreh se mendon që në Prishtinë funksionojnë më së paku koalicionet. “Mobilizimi maksimal i Lëvizjes krejt e solli deri aty ku është. Ndoshta është dashur Hajra të ketë edhe diçka pak më shumë, edhe Përparimi me gabu diku në nja dy vende, që e kish bërë këtë përmbysje, pastaj janë edhe marrëveshjet me kë bëhen. Në Prishtinë më së paku funksionojnë koalicionet unë mendoj”, tha Ismaili në “DPT te Fidani”.
I pyetur se a do të mund të fitonte Vetëvendosja në Prishtinë, me një kandidat tjetër, ai u shpreh se këtë do ta arrinte vetëm me Glauk Konjufcën. “Veç me Glaukun”, u shpreh shkurt ai.
