Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë, kurse temperaturat e ajrit pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.
Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike”, njofton IHK