Të martën në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, raporton Gazeta “Enigma”.
Në disa vende mund të ketë vranësira që mund të sjellin edhe riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 4-8C, kurse ato maksimalet 10-13°C. Ndërkaq, era pritet të fryjë nga veriperendimi, me shpejtësi 1-6m/s.
