Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 11 Nëntorit, ka përkujtuar sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Facebook, Haradinaj shkruan se populli i Kosovës mbetet përjetësisht falënderuar për shërbimin e tyre, në mbrojtje të lirisë dhe paqes në botë, por solli edhe lirinë në vendin tonë.

“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Populli ynë mbetet përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, i cili mbrojti lirinë dhe paqen në botë, por solli edhe lirinë në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Related Articles