Haxhiu: PDK po dëshiron ta merr rezultatin në tavolinë

Haxhiu: PDK po dëshiron ta merr rezultatin në tavolinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka bërë një reagim sa i përket rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve në Mitrovicë.

Ajo ka fajësuar PDK-në, duke thënë se po tentohet ta marrin rezultatin në tavolinë.

“Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të. Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor”, thotë Haxhiu.

“Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë”, shkroi tutje ajo.

“Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë. Por Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë”.

Related Articles