Ndërprerja pas dyshimeve për manipulim, rifillon numërimi i fletëvotimeve në Mitrovicë

Ndërprerja pas dyshimeve për manipulim, rifillon numërimi i fletëvotimeve në Mitrovicë

Ka rifilluar procesi i numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicë, ani pse jo në orën që ishte urdhëruar nga Prokuroria.

Zyrtari ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Bajram Hajdari ka thënë se procesi i numërimit ka rifilluar në ora 16:20.

“Po ka rifilluar numërimi nga ora 16:20”, tha shkurt ai.

Gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se dy policë do të jenë prezent në qendrën e numërimit, gjatë gjithë kohës së procesit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë qysh mbrëmë urdhlroi që përkohësisht të ndërpritej procesi i mëtejmë i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës pas pretendimeve për manipulim me fletëvotime.

Related Articles