Reagim të ashpër pas ngritjes së aktakuzës ndaj Rozeta Hajdarit, ka bërë edhe sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku.
Ajo tha se asnjë ministër nuk ka vepruar pa aprovimin e Albin Kurtit.
“Sikurse Rozeta, edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk kanë bërë asnjë hap pa dijeninë dhe miratimin e A.K.,” shkroi ajo.
Çitaku shtoi se ministrat nuk kanë pasur mandat të plotë vendimmarrës, por kanë qenë zbatues të urdhrave të tij.
