Haxhiu: Ministrja Hajdari nuk është e korruptuar, kjo aktakuzë është e motivuar politikisht

Haxhiu: Ministrja Hajdari nuk është e korruptuar, kjo aktakuzë është e motivuar politikisht

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktakuzën për kontraktimin e rezervave shtetërore ndaj ministres Rozeta Hajdari, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook Haxhiu ka thënë se ministrja Hajdari as nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare.

“Kaherë kemi theksuar se hetimet ndaj Ministres Hajdari janë të ndikuara, dhe ngritja e aktakuzës ndaj saj e vërteton këtë. Ministrja Hajdari as nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare. Për këtë rast jam e njoftuar në çdo detaj, pasi edhe Avokatura Shtetërore ka qenë e përfshirë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka theksuar se “kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme”.

“Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva”, ka shkruar Haxhiu.

“Është e qartë se ekziston një tendencë për të njollosur figurën e saj. Drejtësia duhet të mbështetet në fakte dhe në punën e bërë, e jo në ndikime apo qëllime politike”, ka përfunduar ajo.

Related Articles