Memli Krasniqi ka deklaruar se pavarësisht se kur do të mabhet seanca e radhës së Kuvendit për votimin e Konjufcës, sërish Vetëvendosje do të dështojë.
Ai ka deklaruar se partia e parë nuk e ka asnjë shans që ta bëjnë Konjufcën kryeministër, dhe se sipas tij edhe vet VV-ja e din këtë gjë.
Krasniqi madje tha se kjo po ndodh për shkak që VV’ja po dëshiron me zvarrit.
“Kërkesa ime ka qenë që të nesërmen ta ftojnë seancën, sepse sikur ta kishin thirr nesër, sikur ta ftojnë me 19, kur e kanë afatin e fundit, rezultati dihet, kanë me dështu. Nuk kanë asnjë mundësi me kriju një qeveri të re Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh ai.
