Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të PDK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se është mirënjohëse që ka punuar me Memli Krasniqin, duke theksuar se ai është i njëjti që para sa vitesh kur e ka njohur ajo.
“Me Memlin jemi bashkëpunëtorë e miq që gati një çerek shekulli, si bashkëpartiakë, si deputetë, në shumë forume e takime. Urtësia, bashkëpunimi, gjithpërfshirja në bashkëpunim me secilin, vizioni dhe guximi në drejtimin e partisë, modestia dhe mirëkuptimi në sjellje, janë cilësitë që e kanë përcjell çdo ditë. Kështu e kam njohur, kështu do e mbaj mend lidershipin e tij” ka shkruar ajo.
“Jam mirënjohëse që kam punuar me të deri tani dhe i gëzohem mundësisë që të punoj ende me Memlin, për të mirën e familjes tonë të përbashkët, Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.
