Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kreu i PDK-së, duke e falënderuar të njëjtin për kontributin.
“E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira. E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion. Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur”, shkroi Çitaku.
“Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja. Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme”, u shpreh tutje ajo.
