“Dorëheqja e Krasniqit le të shënojë një moment që unifikon edhe më tepër PDK-në”

“Dorëheqja e Krasniqit le të shënojë një moment që unifikon edhe më tepër PDK-në”

Kryetari i Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, ka falënderuar Memli Krasniqin për punën dhe lidershipin që ka treguar sa ishte në krye të kësaj partie politike, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postim në Facebook, Lushtaku ka deklaruar se dorëheqja e Krasniqit duhet të shënojë një moment të ri në të mirë të PDK-së.

“Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi”, ka shkruar ai.

“PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit, prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një moment të ri i cili e fuqizon, e rrit dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në,” ka thënë Lushtaku, dhe i ka uruar suksese Krasniqit për më tutje.

Related Articles