“Nëse Hoxhaj e ka ende ambicien për kryetar të PDK-së, është i mirëpritur”

“Nëse Hoxhaj e ka ende ambicien për kryetar të PDK-së, është i mirëpritur”

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një deklaratë për media ka folur për mundësinë e rikandidimit të Enver Hoxhajt në garën për kreun e partisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Krasniqi ka deklaruar se do ta mirëpriste një garë të tillë, duke theksuar respektin dhe miqësinë që ka me Hoxhajn.“Dëshira ime në 2021-ën ka qenë me qenë në garë bashkë me zotëri Hoxhajn, si miq që jemi, edhe që pak a shumë njëjtë kemi hy në Partin Demokratike të Kosovës. Por ka qenë vendimi i tij atëherë me u tërheq nga gara. Këtë herë, padyshim nëse zotëri Hoxhaj vazhdon me pasë ambicien e njëjtë, është i mirëpritur”, tha Krasniqi në “Rubikon”.

Krasniqi, i cili sot dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, theksoi se për të është e rëndësishme që partia të ketë një proces të hapur dhe demokratik për zgjedhjen e udhëheqësisë së re.

Related Articles