Memli Krasniqi, tani si ish-kryetar i PDK-së, foli për punët e kryera nga ish-qeveria Thaçi.
“Shyqyr që kurrkush nuk ka nevojë të mendojë për shumë punë që i kemi bërë. Shyqyr edhe që s’ka arsye të mendojë për autostradat, se nuk na i kanë lënë Ilirët autostradat, por i ka ndërtuar Qeveria Thaçi”, u shpreh ai.
Ish-kreu i PDK-së tha se për krejt këto punë është dashur të bashkëpunohet me shumë institucione, por edhe me aleatë.
