PDK po përgatitet për zgjedhje, s’ka votë për Konjufcën

PDK po përgatitet për zgjedhje, s’ka votë për Konjufcën

Lëvizjes Vetëvendosje i kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë kohë për ta siguruar shumicën parlamentare për votimin e Qeverisë Konjufca, shkruan Gazeta “Enigma”.

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk janë kontaktuar fare nga LVV për ndonjë takim. Tutje Shala tha se po punojnë intensivisht për shkuarjen në zgjedhje.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se e kanë qëndrimin e qartë nuk ka ndryshim të qëndrimeve dhe se janë duke punuar për zgjedhjet e reja. “As nuk kemi pas ftesë as nuk ka ndryshim të qëndrimeve, Partia Demokratike e ka qëndrimin e qartë, konsistent se nuk ka votë në këtë fazë për asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje, tha Shala për “Enigmën”.

“Tashmë jemi duke u përgatitur intensivisht për shkuarjen ne zgjedhje”, tha ai.

Kujtojmë se Konjufca deri më 19 nëntor ka kohë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit. Pas kësaj date, presidentja Vjosa Osmani mund të shpallë menjëherë zgjedhjet ose të presë deri në përmbushjen e afatit 60-ditor që rrjedh nga emërimi i mandatarit të parë./Gazeta Enigma/

Related Articles