Lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë dalë në stadium për të bërë përgatitjet para lojës.
“Dardanët” i pret një sfidë e vështirë në udhëtim te Sllovenia, por me një barazim automatikisht e siguron play-offin e Kampionatit Botëror.
Lojtarët e Kosovës tashmë kanë dalë në fushë ku janë duke bërë disa përgatitje të lehta, para se të nis përballja.

Kujtojmë, ndeshja do të nisë me fillim nga ora 20:45.
Kosova ka mbështetje të madhe sot ndaj Sllovenisë, pasi që në stadium është i mbushur me tifozë Dardanë.
