Xhaka: Nuk duam që Kosova të fitojë 6-0

Xhaka: Nuk duam që Kosova të fitojë 6-0

Mesfushori Granit Xhaka thotë se nuk dëshiron të kujtohen në histori për keq, pra duke nënkuptuar një fitore të mundshme të Kosovës me rezultat 6-0 ndaj Zvicrës për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës.

Zvicra me një “këmbë” është në Kupën e Botës, pasi siç dihet, “Dardanët” duhet të fitojnë me rezultat 6-0 në Prishtinë për ta rrëzuar nga pozita e parë.

Xhaka për mediat zvicerane ka qenë i qartë se nuk dëshirojnë që një gjë e tillë të ndodhë.

“Në futboll, kemi parë shumë gjëra. Por, nuk duam të bëjmë historinë”.

“Duhet ta mposhtësh Zvicrën 6-0 fillimisht. Nëse ata (Kosova) e menaxhojnë, atëherë është faji ynë”, deklaroi ai.

Xhaka ndër të tjera edhe ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të në fanellën helvetike.

“Më shumë gjasë është Kupa e Botës e fundit, edhe e disa lojtarëve të tjerë gjithashtu. Edhe nëse është, ka të bëjë vetëm që t’i shtyjmë lojtarët e rinj nga jashtë me eksperiencën time”.

Gjatë ndeshjes Zvicër – Suedi ishte një rast i diskutueshëm, ku lojtarët suedezë u zemëruan me gjyqtarin shkaku i penalltisë së akorduar.

“Suedia e bëri një gabim serioz. Ndonjëherë është më mirë të fokusohesh në atë se çfarë të bësh më mirë ti, se të ankohesh për gjyqtarët”, ishte përgjigja e mesfushorit shqiptar.

Xhaka tani do të udhëtojë së bashku me ekipin e Zvicrës për në Prishtinë, ku të martën do ta zhvillojnë përballjen me Kosovën.

Related Articles