Presidentja Osmani pranon letrat e kredenciale nga ambasadori i Norvegjisë

Presidentja Osmani pranon letrat e kredenciale nga ambasadori i Norvegjisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat e kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Arne Sannes Bjornstad.

Gjatë pritjes, presidentja Osmani shprehu falënderimet e thella të Kosovës për mbështetje të vazhdueshme të Norvegjisë, duke filluar nga programet e zhvillimit deri tek mbështetja e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në një reagim në X, Osmani shkroi se mezi presin ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë. “Ne mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të forcojmë partneritetin tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Osmani.

Related Articles