E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim veprimtarin e njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari.
Diplomatja amerikane e ka falënderuar Bajraktarin për shërbimin e tij publik dekadësh në ShBA si dhe për avokimin e tij të vazhdueshëm për partneritetin ShBA-Kosovë.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati priti sot Harry Bajraktarin për një vizitë kurtuazie në Ambasadë, duke njohur dekadat e tij të shërbimit publik në Shtetet e Bashkuara dhe avokimin e tij të vazhdueshëm për partneritetin ShBA-Kosovë”, u tha në njoftimin e Ambasadës.
