Reshjet e shiut ditën e djeshme kanë shkaktuar dëme të dukshme dhe vërshime të shumta në shumë qytete e fshatra të Kosovës, duke pasur bllokada në rrugë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në shumë vende.
Burimet e Gazetës Enigma bëjnë të ditur se në qytetin e Gjilanit, uji ka depërtuar tek stabilimentet elektrike teksa ka mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa pjesë të qyetetit.
“Uji ka depërtuar edhe në stabilimentet elektrike, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në furnizimin me energji. Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet, autoritetet njoftojnë se edhe sot pritet një ndërprerje e shkurtër e energjisë elektrike, deri në rikthimin e plotë të normalitetit”./GazetaEnigma/


