“Nuk keni sjellë asgjë të mirë as për serbët, as për shqiptarët”, Lista Serbe thotë se s’ka votë për Konjufcën

“Nuk keni sjellë asgjë të mirë as për serbët, as për shqiptarët”, Lista Serbe thotë se s’ka votë për Konjufcën

Lista Serbe ka thënë se do të votojë kundër qeverisë së propozuar nga mandatari Konjufca.

Deputeti i Listë Serbe tha se Kurti dhe ministrat  tij do të mbahen mend për dëshirën që me çdo çmim ta ruajnë karrigen.

“Herën e kaluar kemi dhënë qëndrim të qartë, dhe po e shohim se është përralla e njëjtë. Keni sjellë qindra vendime kundër popullit serb. Nuk u keni sjellë asgjë të mirë as shqiptarëve, boshnjakëve , egjiptianëve dhe asnjë komuniteti tjetër.  Do të mbaheni mend për shkeljen e të gjitha rregulloreve dhe për dëshirën e tmerrshme që me çdo çmim ta ruani karrigen tuaj. Në zgjedhje do të shihni se çfarë përgjigje do të japë populli për këto veprime të juaja”, tha Simiq.

Related Articles