F.R, i akuzuar se theri disa herë me thikë kuzhine bashkëshorten e tij, është deklaruar fajtor në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Pas leximit të aktakuzës nga prokuroi, Njazi Rexha, i akuzuari deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shtuar se është penduar.
“Më vjen keq për veprën të cilën e kam kryer ndaj bashkëshortes time, kam menduar me pas një jetë sa më të mirë, është hera e parë që jam në gjykatë dhe me herët s’kam qenë asnjëherë i gjykuar”, tha i akuzuari F.R.
Prokuroi Rexha deklaroi se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë të bërë nga ana e të akuzuarit.
Gjykatësi Sinisha Mandushiq mori aktvendim me të cilin aprovoi pranimin e fajësisë nga i akuzuarit.
Shpallja e aktgjykimit u caktua më 30 korrik 2021, në ora 11:00.Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 2 prill 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj F.R.
Sipas aktakuzës, me 9 shtator 2020, rreth orës 05:00 në shtëpinë e prindërve të tij, me dashje kishte filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj viktimës – Q.Q e të cilën nuk e kishte përfunduar, në atë mënyrë pas mosmarrëveshjeve mes veti deri sa viktima kishte qenë duke fjetur në shtrat në dhomën e fjetjes me fëmijët e kishte goditur disa herë me thikë kuzhine nëpër trup.
Siç thuhet në aktakuzë, i kishte shkaktuar plagë prerëse shpuese të shumta duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.
Më këtë, Rama po akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal.