Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle

Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur për shumë tema me interes të vendit.

Haradinaj u shpreh se ish-partitë opozitare dolën tejet të suksesshme në zgjedhjet lokale.

Ai theksoi se edhe krahasuar me numrin e deputetëve, PDK, LDK, AAK dhe Nisma i kanë katër deputetë më shumë se Vetëvendosja.

Megjithatë, kreu i AAK-së shtoi se edhe përkundër suksesit nuk dolën të festojnë me daullet.

“Ne i kemi ruajtur pesë komunat, i kemi fituar bindshëm, i kemi fituar edhe me rritje vote edhe po, është një rezultat serioz”, deklaroi Haradinaj.

Related Articles