Policia ka njoftuar se një rast i zhdukjes është raportuar në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në këtë institucion është raportuar për një burrë të zhdukur. Sipas organeve të rendit, ende nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Me 20.11.2025 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
