Arrestohet e dyshuara për veprën penale “Prezantim i rremë”

Arrestohet e dyshuara për veprën penale “Prezantim i rremë”

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, pas një pune hetimore, gjatë ditës së sotme, kanë intervistuar të dyshuarën O. R., 23 vjeçare, shtetase e Republikës Kosovës për veprën penale Prezantim i rremë ”.

Mbi dyshime të ngritura se është prezantuar në mënyrë të kundërligjshme apo  të rremë, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, pasi që e dyshuara ditë më parë, në kohën kur është ndaluar nga policia në Mitrovicë, gjatë kontrollit rutinor, ka tentuar t’i vë në lajthim zyrtarët policorë, nën arsyetimin se është punonjëse – zyrtare e Prokurorisë.

Pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se e dyshuara nuk është punonjëse në sistemin e Prokurorisë së Kosovës, dhe e njëjta dyshohet se edhe në disa raste të tjera është prezantuar si punonjëse e Prokurorisë.

Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar për në procedurë të rregullt.

Related Articles