Qeveria në detyrë do të mblidhet sot. Në njoftimin për media është bërë e ditur se mbledhja do të nisë në ora 12:00.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 14 pika. Në mbledhjen e ekzekutivit sot pritet të shqyrtohen propozim-vendimet për disa shpronësime.
Po ashtu kabineti qeveritar në detyrë pritet të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në kategorinë e shpenzimeve “paga dhe shtesa” për nëntor 2025 për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
