Mbledhja e Kuvendit Komunal, Sveçla-Ramës: I bankrotuar ke ardhë, i dështuar je treguar, me turp do të përfundosh

Mbledhja e Kuvendit Komunal, Sveçla-Ramës: I bankrotuar ke ardhë, i dështuar je treguar, me turp do të përfundosh

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Zveçla ka thënë se Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka përdorur viktimizimin për bllokadën e krijuar kinse nga qeveria.

Sipas tij, Rama ka bërë një keqmenaxhim të jashtëzakonshëm të komunës.

Ka pasur keqmenaxhim të jashtëzakonshëm. Jemi këtu sepse qyteti është bllokuar sepse punëtorët kanë mbetur pa paga, dhe një kryetar i papërgjegjshëm e ka çuar administrimin komunal në zero. Për muaj të tërë ka uluritur nëpër studio duke akuzuar qeverinë për bllokim, vetëm kur Trafiku Urban dolën në rrugë, atëherë befasisht e kuptoi se bartja e mjeteve nuk bëhet ne studio televizive, por në Kuvendin Komunal. Kjo seancë ka mundur të thirret para dy mujave, por nuk u thirr sepse kriza i duhet Përparimit dhe LDK. Viktimizimi është strategjia e vetme politike qe i kishte mbetur. E tash bashkë me shefin tentoi ta perdor edhe në fushatë për zgjedhje komunale. Viktimizimi ka traditë në këtë parti”, tha Sveçla.

“Kemi një kryetar të dështuar që nuk arriti me kohë ta miratoj buxhetin”, tha tutje ai.

“A po na tregon sa miliona ja ke nukë Prishtinës. Para dy vitesh të kam thënë, me mashtrimet e tua ky Kuvend do ta humb funksionalitetin dhe ashtu doli. Dhe për dy vjet ky Kuvend ka qenë i dështuar. Duhet ta mbash mend një gjë: I bankrotuar ke ardhë, i dështuar je tregu, me turp do të përfundosh, shpejt, shumë më shpejt se sa që mendon”, ishte deklarata e Sveçlës drejtuar Ramës.

Related Articles